
31 milionë klikime në më pak se 24 orë ka marrë kënga e re e Shakirës, përmes të cilës këngëtarja duket se e ka vazhduar hakmarrjen ndaj ish-partnerit, lidhja me të cilin mori fund për shkak të tradhëtisë së tij. Së fundi, këtë e ka bërë përmes muzikës. Ajo publikoi së fundi këngën e saj më të re, në të cilën i tregon Gerard Pique-së se cfarë humbi. .
“Më falni, unë kam marrë tashmë një avion tjetër
nuk do të qëndroj më këtu, nuk dua një zhgënjim tjetër
Sa kampion je dhe kur kisha nevojë për ty dhe versionin më të keq
Më fal bebe, duhet të kisha ndaluar pak kohë më parë
Një ujkonjë si unë nuk është për fillestarët
Ti ke ndërruar një Ferrari me një Twingo. Ju keni shkëmbyer një Rolex për një Casio.”, është një pjesë e tekstit, që nuk kursen ndërkohë as thumbat për Clara Chian.
“Ajo ka emrin e një njeriut të mire
Është e qartë që nuk është ashtu si tingëllon
Ajo është padyshim njësoj si ty, për djemtë si ty”, thuhet më tej.



















