Fallxhorja e njohur parashikon ndarjen e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck! Dhe arsyen!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck dukej se po jetonin një përrallë pasi u martuan vitin e kaluar, 18 vjet pas miqësisë dhe fejesës së tyre të parë. E ndërsa ka pasur shumë thashetheme që kur ata janë bashkë, gjërat mes të dyve duket se po shkojnë mirë, pasi duken të lumtur në imazhet që fotografët kanë kapur prej tyre.

Megjithatë, një fallxhore bëri një parashikim jo fort inkurajues për çiftin. Mhoni Vidente, e famshme për parashikimet për personazhet e famshëm, ka treguar se mes këngëtares dhe aktorit ekziston një dashuri e sinqertë dhe nuk do të jetë mungesa e ndjenjës ajo që do të shkaktojë prishje në martesë.

Sipas El Espectador, problemet janë të natyrës familjare dhe janë për faktin se dikush që e ka zili i ka bërë asaj magji, duke i shkaktuar asaj fundin martesën e saj me Affleck. Mhoni dha detaje të parashikimit të saj, duke theksuar se fëmijët e JLo, Max dhe Emme, produkt i martesës së saj me Marc Anthony, do të konfliktohen me tre fëmijët që Ben Affleck pati me Jennifer Garner: Violet, Seraphine dhe Samuel.

Sipas fallxhores, kjo situatë do ta kompleksojë lidhjen e tyre, e cila përfundimisht do të çojë në divorcin e tyre. El Espectador shton se kjo nuk është hera e parë që fjala “divorc” është hedhur rreth Bennifer. Më parë është përfolur se Jennifer Lopez ka ‘besdisur’ aktorin me kwrkesat e saj, ndaj ai nuk ishte i lumtur dhe ka menduar ndarjen.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article