Bebe Rexha është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me David Guettan, “I’m Good (Blue)”. Artistja shqiptare numëron një sërë nominesh tashmë në evente mjaft të rëndësishme të ndarjes së çmimeve këtë vit si: ‘Grammy Aëards’, ‘Brit Awards’ dhe ‘iHeart Radio Music Awards’.
Por pavarësisht famës e suksesit, ajo vazhdon të mbetet një njeri me këmbë në tokë dhe pa komplekse. Bebe është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh u tregon ndjekësve grimca nga përditshmëria e saj, e nuk heziton të ndajë me ta edhe foto pa pikë make up-i apo me flokë të çrregullta. Këtë gjë, interpretuesja e hitit “I’m a mess” e bëri dhe në videon e fundit të publikuar në InstaStory, ku gjatë kohës së shpenzuar në në palestër, mund të shihej duke xhiruar veten pa makijazh dhe me flokët rrëmujë.
Më vonë sakaq, shpërndau disa imazhe të tjera, ku dukej mjaft joshëse e veshur me xhinse dhe një xhaketë të zezë, ndërsa bëhej gati për të kaluar një mbrëmje të bukur jashtë.
Bebe njihet për çiltërsinë e saj dhe nuk janë të pakta rastet kur ajo publikon imazhe të ndryshme, pa e vrarë shumë mendjen sesi mund të dukët aty.