Nëse ka një gjë që Ben Affleck dhe ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Garner, kanë ende në lidhjen e tyre, është se ata shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe janë prindër të mirë për fëmijët e tyre, siç e treguan duke ndjekur një koncert të vajzës Seraphina, ku morën pjesë edhe bashkëshortja aktuale e aktorit, Jennifer Lopez, si dhe nëna e saj, Anne Boldt.
Të dyja mbërritën në event të veshur rastësisht njëlloj: Lopez ishte me një pulovër jeshile dhe xhinse, ndërsa Garner me një xhup gri, xhinse.. Ndërkohë Beni ishte i veshur i tëri në të zeza, ndoshta për t’i dhënë formalitet takimit të parë publik mes Jennifers, Garner dhe Lopez, që kur kjo e fundit dhe Affleck u martuan në Las Vegas qershorin e kaluar.
JLo ka komentuar se Ben dhe ish-gruaja e tij janë “një ekip i jashtëzakonshëm bashkëprindëror”, duke vënë në dukje se sa mirë shkojnë për të mirën e fëmijëve të tyre. Affleck dhe Lopez rifilluan romancën e tyre të fundit kur këngëtarja i dha fund lidhjes së saj me ish-yllin e Neë York Yankees Alex Rodriguez në fund të vitit 2022.
Jennifer Lopez është gjithashtu nënë e dy djemve, Emme dhe Maximilian, të cilët i kishte kur u martua me muzikantin Marc Anthony, nga i cili u nda në vitin 2011. Me sa duket, të dy po përpiqen të shkojnë mirë edhe për të mirën e fëmijëve të tyre, dhe kjo u reflektua në Instagramin e JLO kur ajo uroi dhe nderoi Anthony për Ditën e Babait 2021.
Ky ribashkim mes të treve duket se ka pushuar thashethemet e ndryshme në lidhje me dëshirën e Lopezit për t’i dhënë fund marrëdhënies me Affleck për shkak të problemeve të supozuara të këtij të fundit me lojërat e fatit dhe pijen. Të paktën në ngjarjen e rëndësishme për vajzën e tyre, ata janë shfaqur si një familje mjaft normale.



















