11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Mars, 2023
spot_img

Bes Kallaku nxjerr foton e papublikuar më parë me Xhensilën!

Bes Kallaku edhe një herë është përpjekur të tregojë se marrëdhënia e tij me bashkëshorten shkon shumë mirë, duke hedhur poshtë sërish zërat e një krize mes tyre. Një gjë të tillë, e bëri këtë radhë pa shumë komente, thjesht duke treguar një foto të papublikuar të tyre, në të cilën shihet së bashku me Xhensilën dhe vajzën e tyre Ajka, në një moment shumë të ngrohtë familjar.

Foton e zbuloi gjatë një loje tek “Zemër Luana”, ku si ai, ashtu edhe Olis Bylyku bëhen shpeshherë pjesë e ngacmimeve dhe të qeshurave.  Një nga lojërat e Besit ka qenë një përballje me telefon, me Monika Kryemadhin.

Besi dhe Monika duhet të hapnin telefonin e tyre dhe të tregonin gjërat e kërkuara nga telefonat e tyre. Për Besin ka qëlluar ikona e “Gallery” dhe sfida për të ishte që duhet të tregonte foton e fundit të pa publikuar me Xhensilën.

Aktori i humorit hapi telefonin dhe tregoi fotografinë e shkrepur në 2 Janar, me Xhensilën dhe vogëlushen e tyre, teksa e ka komentuar, duke thënë: “Kjo foto është realizuar një ditë para se babi të nisej për në punë. Sigurisht që ishte një portret mjaft i veçantë familjar”.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit