Dita e zakonshme e manjatit 45-vjeçar të teknologjisë së lartë në SHBA, Bryan Johnson, përfshin zgjimin në agim, një dietë të rreptë, suplemente ushqimore dhe vizita specifike mjekësore.Qëllimi i tij? Rinia e përjetëshmë! Për të sfiduar shenjat e pafalshme të kohës Johnson po lufton që të kalojë nga mosha e vet kronologjike në aftësitë fizike të një 18-vjeçari. Sipërmarrësi investon 2 milionë në vit për të “ridizenjuar” trupin e tij përmes një protokolli të rreptë ditor, ndërsa rezultatet monitorohen nga një ekip mjekësh të specializuar.
“Project Blueprint” është programi që synon është të rivendosë organet e tij, përfshirë trurin, në moshën e adoleshencës. Bryan vendosi të bëhej vetë “kavia” e këtij eksperimenti. Ideja i lindi në vitet e pandemisë si reagim ndaj një depresioni të rëndë që e kishte shtyrë atë të ndjente instinktet vetëvrasëse.
Johnson shpenzon 2 milionë në vit për këtë qëllim. Ai po shfyrtëzon përvojën e mjekut të orientuar drejt rigjenerimit, Oliver Zolman i cili së bashku me një ekip prej rreth tridhjetë mjekësh dhe ekspertësh studiojnë trupin e tij dhe kryejnë eksperimentet e duhura.
Për momentin trupi i Johnson duket pesë vjet më i ri, zemra e tij tridhjetë e shtatë vjet, ndërsa lëkura e tij njëzet e tetë. Rutina e milionerit për të fituar betejën e tij personale kundër kohës përfshin zgjimin në orën 5 të mëngjesit, marrjen e rreth 20 suplementeve në ditë, e një dietë vegane prej saktësisht 1,977 kalori, duke u siguruar që nivelet e yndyrës së trupit të tij të qëndrojnë nën 6%.
Katër herë në javë stërvitet në mënyrë të moderuar, ndërsa në tre ditët e mbetura shton intensitetin. Mjekët e tij monitorojnë temperaturën e trupit të tij, glukozën në gjak, rrahjet e zemrës, nivelet e oksigjenit gjatë gjumit dhe peshën e kockave. Manjati i teknologjisë i nënshtrohet impulseve elektromagnetike për të përmirësuar tonin e muskujve dhe mban syze blu që bllokojnë dritën për dy orë para se të flejë. Çdo trajtim regjistrohet dhe studiohet nga ekipi i tij i profesionistëve dhe nga ai vetë.