4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Olta shpërthen në lotë: “Shumë gabim që hyra”, si reagon Luizi!

Olta Gixhari është ngarkuar shumë pas Prime-it të djeshëm, aq sa këtë mëngjes ka shperthyer në lotë. Sapo u zgjua, ajo tha se “nuk është mirë”, duke shtuar se kjo është për shkak të fjalëve që iu thanë mbrëmë në Prime. Olta u shpreh se “ajo është lojtare” , por se di të bëjë edhe ndryshe.

“U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq. A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë kët. Nuk duroj të më flasi asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj. Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim. Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsh. Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë”– tha OLta.

Olta shpërtheu në lot kur ishte në oborr dhe kishte pranë vetes Maestron dhe Valbonën, ku më pas afrohet edhe Luizi. Teksa qan Olta dëgjohet të thotë: “Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj.”Pasi u qetësua, Olta nisi një bisedë me Maestron, i cili po mundohej t’i jepte kurajo. “Je një vajzë e zgjuar, i di situatat. Kur ti fillon një debat, apo përplasje, mundohu që ai impulisivteti që ke, të bën të lëvizësh pak. Mundohu ta kontrollosh. Kur të përmendi të shtyrën Zhaku, të nxorri pak keq”– tha Maestro.

Lidhur me këtë ka folur edhe Luizi. Ai u shpreh se aktorja mund të ikë nëse nuk e përballon, dhe theksoi se nuk ka asnjë punë me të.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit