4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Në 8 shkurt tërmet tjetër, parashikuesi holandez: Ja ku mund të bjerë!

Shkencëtari holandez, Frank Hoogerbeets e gjeti veten të famshëm brenda ditës: përmes një postimi në Twitter ai parashikoi tërmetin në Turqi, vetëm tre ditë para se të ndodhte. Hoogerbeets punon për agjencinë Solar System Geometry Survey, një institut kërkimor që monitoron gjeometrinë e trupave qiellorë në lidhje me aktivitetin sizmik. Parashikimi i tij u bë realitet mëngjesin e 6 shkurtit, kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë që ka shkaktuar vdekjen e mbi 5.000 personave.

“Herët a vonë do të ketë një tërmet 7,5 ballë në këtë rajon (Turqia, Jordani, Siri, Liban),” shkroi Hoogerbeets në Twitter në 3 janar. Megjithatë, jo shumë përdorues të rrjetit i kushtuan vëmendje parashikimit të tij deri të hënën, madje disa e cilësonin pseudo-shkencëtar. Por tani, tweet-i i Hoogerbeets tani ka mbi 21 milionë shikime, 77.9 mijë pëlqime dhe mbi 23 mijë retweet.

Eksperti holandez ndërkohë, është vënë në lëvizje për ta përditësuar platformën e tij në mënyrë që ndjekësit të njihen me situatën aktuale.

Ai parashikon së fundi se një tërmet tjetër mund të bjerë në 8 shkurt duke rrezikuar këtë radhë edhe Pakistanin, Afganistanin e Indinë, ndërsa shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për tragjedinë e Turqisë. “Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti i madh në Turqinë Qendrore. Siç e thashë më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon, ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Këta tërmete gjithmonë paraprihen nga gjeometria kritike planetare, siç ndodhi në 4 dhe 5 shkurt”, ka theksuar Hoogerbeets.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit