Amos ishte i eliminuari i radhës në “Big Brother VIP”, pasi mori nga publiku më pak vota nga nëntë të nominuarit e tjerë. Nga të gjithë banorët vetëm Kristi nuk ishte në nominim, pasi në spektaklin e kaluar ai hapi kutinë e tij të Pandorës, dhe përveç surprizës që mori duke takuar të atin, hapi dhe zarfin e zi, ku shkruhej se ai çonte të gjithë banorët në nominim.
Disa nga banorët nuk e pritën aspak mirë largimin e aktorit, veçanërisht Dea Mishel dhe Olta. Pas largimit të tij nga shtëpia, Olta shpërtheu në lotë, teksa u shpreh e habitur nga vendimi i publikut.
Të shumtë ishin ata që u gëzuan për largimin e Amosit dhe në mes të tyre ishte edhe ish e dashura e tij, Gigliola Haveriku. Me anë të postimeve të saj në rrjetin e saj social Instagram ajo ka hedhur dy kunja për mikeshat e tij brenda shtëpisë.
Për Oltën ajo shprehet se më shumë qau për Amosin sesa për letrën e burrit të saj, “Olta më shumë qau tani se kur dëgjoi letrën e burrit, hajt o gocë se do të ketë biletë kthimi”, ndërsa për Dean tha se po ha veten nga inati.
Kujtojmë që Amosi doli nga shtëpia, pasi u kritikua shumë për ofendimet rënduese që bëri ndaj Kiarës.