Beyoncé fitoi një çmim rekord të 32-të Grammy në ceremoninë e këtij viti në Los Angeles. Beyonce bëri histori pasi fitoi çmimin për albumin më të mirë dance/ electronic për albumin Renaissance.
Beyonce u kthye kështu në artisten me më shumë çmime Grammy në historinë botërore të muzikës, duke lënë pas artistin hungaro-britanik George Solti, rekordi i të cilit prej 31 Grammy kishte qëndruar për më shumë se 20 vjet.
“Po mundohem të mos jem shumë emocionale”, tha diva e pop-it teksa çmimin e saj.
Ajo vazhdoi e prekur me fjalimin falenderues për familjen e saj, përfshirë xhaxhain e ndjerë Jonny, i cili ndihmoi në krijimin e veshjeve të saj në skenë përpara se ajo të bëhej e famshme.
Më herët Beyonce është shprehur se historia e luftës së xhaxhait të saj me HIV ka ndikuar në interesin e saj për muzikën Dance.