Aktorja Selena Gomez vendosi t’i bashkohet artistëve të tjerë të ndryshëm që kanë vendosur të jenë natyral duke postuar foto të tyre pa filtra apo grim në rrjetet sociale. Artistja e njohur, e cila zotëron linjën e grimit Rare Beauty, ka publikuar një sërë fotosh për të nxjerrë në pah pamjen e saj natyrale dhe postimi i saj ka nxitur reagimin e menjëhershëm të ndjekësve.
Selena ka marrë një sërë komentesh pozitive në llogarinë e saj në Instagram, ku duken fotot e aktores që tregon fytyrën e saj pa grim. 30-vjeçarja tregon edhe një herë besimin që ka te vetja, pasi është një avokate e madhe e dashurisë për veten.
Selena njoftoi disa javë më parë se kanë filluar xhirimet e sezonit të tretë të serialit ‘Only Murders in the Building’, ku ajo luan në serialin e njohur së bashku me aktorët Steve Martin dhe Martin Short. Duke postuar fotot e pafiltruara, Selena iu bashkua një grupi të famshëm si Lady Gaga, Kim Kardashian dhe Cindy Craëford, të cilat kanë vendosur të tregojnë bukurinë e tyre natyrale, pa filtra dhe grim.
Të gjithë ishin të gatshëm të tregonin haptas aspektet e zakonshme të trupit të femrës, si p.sh. strijat apo ndonjë lloj tjetër të “mospërsosmërisë” natyrore.