11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

“Kam dashur të dal disa herë nga shtëpia”,  Efi zbulon arsyen!

Dalja e Efit nga “Big Brother VIP” për shkak të një eliminimi të dyfishtë nuk u prit mirë nga ndjekësit e shumtë të ‘reality show-ut’. Së fundmi në një intervistë për “TAR”, ajo ka treguar se është shumë e lumtur për rrugëtimin e saj në BBV, teksa zbuloi se ka kërkuar disa herë të dalë nga ‘reality show’, duke treguar se herë pas herë e ndjente veten superiore ndaj debateve që zhvilloheshin aty.

Normalisht që ka pasur momente që kam dashur të dal, realisht kam dashur por jo për faktin që unë e kam ndjerë veten të dobët, por për faktin se unë e kam ndjerë veten superiore. Shikoja disa lloje debatesh që nuk doja të përfshihesha, zgjodha që të qëndroj në heshtje ose të mbyllem në dhomë dhe të rrija me dy persona që kisha dëshirë dhe po e ndjeja veten që nuk po luaja. Po thoja me vete që: ‘Kush është në të vërtetë loja dhe pse të gjithë po e përdorin këtë fjalë?’ dhe po më bezdiste pafundësisht shumë. Për mua loja është pikërisht kjo, menaxhimi i nervave, i situatave, përgjigjja e duhur. Jo të luash sepse duhet të bësh një rol, këtë gjë banorët e këtij viti e kanë kuptuar gabim. Kjo nuk më pëlqen fare”, tha ajo.

Efi tregoi se e bezdiste dhe nevrikoste fakti që brenda shtëpisë banorët mundoheshin të shfaqeshin ndryshe nga ajo që ata ishin, “Fakti që ti je i rrethuar 24 orë me kamera dhe shikohet çdo lëvizje që t’i bën dhe t’i mendon se njerëzit nuk e shohin, mua kjo gjë më acaronte dhe tjetra është që t’i përpiqesh të tregohesh i sjellshëm dhe i mirë dhe nuk e lë veten të lirë të tregosh atë që je, sepse shumica nga banorët në këtë pikë kanë dalë keq jo duke qenë të këqinj, por thjesht fakti që e ndrydhin veten edhe përpiqen të nxjerrin diçka që nuk janë, normal që do të dalin keq.

Ti e kupton që sado do mundohesh të shtiresh, sado ta mbash veten një muaj mezor, ka nga ato fragmentet e vogla që ti e tregon automatikisht se kush je dhe të prishet komplet imazhi. Më mirë lëre veten të qetë dhe shijoje sepse për mua kjo ishte gjëja më kryesore”, tha ajo.

 

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit