4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Leo DiCaprio në një lidhje me modelen 19-vjeçare? Ja si qëndron e vërteta!

Sipas një raporti të ri, modelja Eden Polani “nuk po takohet” pavarësisht se janë parë së bashku në një festë. Burime pranë “Daily Mail” kanë konfirmuar se bukuroshja izraelite Eden Polani, 19 vjeçe, dhe aktori hollivudian Leonardo DiCaprio “nuk janë në lidhje”.

“Ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit në një festë muzikore. Kishte shumë njerëz në atë ngjarje”, pohuan burimet. Megjithatë ata heshtën kur u pyetën nëse kishte pasur ndonjëherë një lidhje romantike mes të dyve, sipas showbiz.com.

Leo dhe Eden u panë shumë afër gjatë festës së publikimit të EP së Ebony Riley më 31 janar në Los Angeles, gjë që ndezi thashethemet për lidhje. Aktori u pa i kënaqur në festën e mbushur me njerëz  teksa ishte ulur pranë modeles dhe duke buzëqeshur ëmbël.

Pas publikimit të imazheve të DiCaprios dhe Edenit në internet, ai mori disa kritika në Twitter. Leo më herët është përfolur për një lidhje të mundshme me Victoria Lamas. Nuk dihet nëse ata janë ende bashkë, sepse raportohet se ai u pa për herë të fundit në publik me modelen 23-vjeçare në dhjetor, kur ata kaluan natën e Vitit të Ri së bashku.

Leo dhe Victoria u panë duke u larguar nga një klub në Los Angeles në dhjetor 2022, duke bërë që të aludohej se ata ishin në lidhje. Victoria është vajza e Lorenzo Lamas. Ky i fundit teksa u pyet për lidhjen e tyre tha se Viktoria “e pëlqen shumë”, por e bëri të qartë se ata “nuk janë në një lidhje serioze”.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit