4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Nëna bartëse tregon sesa paguhet për të sjellë në jetë fëmijën e dikujt tjetër!

Një përdoruese e TikTok-ut ka treguar se sa paguhet për të qenë nënë bartëse (surrogate) në Shtetet e Bashkuara. Shuma e bërë publike prej saj ka indinjuar nënat në internet, të cilat pretendojnë se është shumë pak për një përpjekje të tillë.

@mamayessenia Comment surrogacy questions below ❤️ • • • • • • • • • • • • • • #surrogacyjourney#surrogate#surrogacycompensation #surrogacyislove#surrogacypay#qanda ♬ Spring – Aesthetic Sounds

“Unë quhem Yessenia dhe jam gati 34 javë shtatzënë si nënë surrogate. Theksoj se jam nga SHBA dhe kjo shumë vlen vetëm për nënat surrogate në Shtetet e Bashkuara. Kompensimi mesatar varion nga 40,000 deri në 50,000 dollarë për një nënë surrogate për herë të parë”, thotë ajo. E reja shpjegon se paratë i merr me 10 këste, sapo dëgjohet zemra e fetusit. Gjithashtu merren edhe disa para shtesë, si p.sh. një kompensim për rrobat e lehonisë ose ilaçet. “Kur je nënë surrogate, të gjitha konsultat e tua paguhen nga agjencia me të cilën punon. Ndonjëherë, prindërit bujarë dërgojnë edhe dhurata”.

Megjithatë, çmimet ndryshojnë shumë. Një tjetër nënë surrogate shkruan në pjesën e komenteve se ka marrë më shumë para: “Për fëmijën e parë kam marrë 60 mijë, për të dytin 90 mijë. Unë i negocioj shumat e mia”.

Yessenia saktësoi se mbeti shtatzënë përmes inseminimit in vitro.Në seksionin e komenteve, disa gra shprehën mendimin e tyre për këtë temë.”50,000 dollarë nuk do të mjaftonin që unë të kaloja gjithë këtë për fëmijën e dikujt tjetër.”“Motra ime ishte bartëse e një shoqeje. Çfarë dhuratë e mrekullueshme…”“Për të gjitha gratë që thonë se kjo shumë është shumë pak… vendosuni në pozitën e një gruaje që dëshiron një fëmijë nga një nënë surrogate dhe nuk është e pasur”.“Jam surrogate për herë të dytë në Kanada…Sapo bëra transferimin e embrionit”, shkruan një tjetër nënë bartëse.“Ka kaq shumë jetimë në botë, më mirë birësoni dhe doni fëmijët që tashmë kanë lindur dhe nuk kanë askënd në botë”.“Nuk e kuptoj se si dikush mund ta mbajë një fëmijë në bark për 9 muaj dhe pastaj ta japë atë”…, vazhdojnë komentet.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit