KreuStil Jetese

“Shik” në zyrë edhe me triko? Kombinimet më të bukura për motin e ftohtë!

Praktike, por jo shumë “shik”: pavarësisht kësaj, trikot e kanë të cimentuar vendin e tyre në botën e biznesit por edhe atë të modës. Kur troket i ftohti, këmishat dhe bluzat ia lënë vendin trikove të ngrohta e të rehatëshme me të cilat të përballohen temperaturat e ulëta. Po si të përfshihen më mirë në stilin e veshjeve të zyrës? Ja disa mënyra:

Trikoja e puthitur pas trupit

Trikot e holla e të puthitura pas trupit mund të vishen poshtë xhaketës, ose të mbahën me një jelek të gjatë. Kur bëhet fjalë për stilin e zyrës, atom und të konsiderohen si zëvendësim për këmishën e bardhë klasike.

 

Fustanet

Mund të vijnë në formën e fustaneve të thurura apo të punuara me grep dhe shihen si një zgjidhje e shkëlqyer për zyrë. Preferohen ngjyrat bezhë, ulliri ose krem.

 

Trikoja e shkurtër dhe e plotë

Ky lloj kombinohet mjaft mirë me gjera të gjera ose fund të gjatë.

Puloverat

Mund të vishet gjithmonë një pulovër e hollë mbi një këmishë. Në përgjithësi, kombinimi më i thjeshtë i “triko + pantallona klasike” do të jetë absolutisht i përshtatshëm për zyrë. Qëndroni në nuancat e qeta dhe nëse dëshironi, mund të zgjidhni ngjyra të ndezura për pjesën e poshtme të veshjes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF