Jeta e dashurisë së Leonardo DiCaprio-s nuk është asnjëherë larg titujve të showbiz-it, e kjo falë prirjes së tij për t`u lidhur vetëm me femra nën moshën 25-vjeçare.Që kur u shfaq përballë Robert De Niros në This Boy’s Life në 1993, DiCaprio ka shijuar një sërë romancash të profilit të lartë duke përfshirë marrëdhëniet me Nina Agdal, Kelly Rohrbach, Blake Lively, Rihanna, Gisele Bündchen dhe Bar Refaeli – dhe asnjë prej tyre nuk kapwrcente cerek shekulli jetw kur ishin në lidhje me yllin e Hollivudit.
Dhe ndërsa Dicaprio tani është 48 vjeç, të dashurat me sa duket sa vjen e po bëhen “më të reja”! Emri i fundit në listën e tij mendohet të jetë modelja izraelite, Eden Polani, 19 vjeç, e cila nuk kishte lindur kur hiti i tij më i madh, Titaniku, mbushi kinematë. Është megjithatë një grua mbi moshën 25 vjeçare që mban prej një kohe të gjatë çelësin e zemrës së aktorit – nëna e tij.
Ish-sekretarja ligjore me origjinë gjermane, tmerrësisht protective ndaj të birit, ka qenë e gatshme të bëjë gjithçka për ta bërë djalin e saj të lumtur, dhe anasjelltas…
Irmelin Indenbirken e rriti Leon si prind i vetëm në Los Anxhelos dhe e vlerëson suksesin e karrierës së tij të aktrimit me dashurinë e qëndrueshme që i dha gjatë fëmijërisë së tij.
Ajo i tha Access Hollywood në vitin 2014 se mbështetja e saj – pasi ai i tregoi në moshën 12 vjeçare se donte të aktronte- ishte e palëkundur. Irmelin ka qene gjithashtu shumë mbrojtëse ndaj te birit në vitet e para të famës, duke e vendosur shpesh veten mes tij dhe paparacëve.