Festivali i Sanremos diskutohet prej kohësh tashmë jo vetëm për këngët e perfomancat skenike, por edhe për ekstravaganca që nisin nga veshja e pamja me të cilën paraqiten artistët, e deri tek gjestet kontroverse të tyre, të cilat nuk munguan as këtë herë.
Ajo cfarë ndodhi në natën finale të eventit të rëndësishëm muzikor Italian, do të diskutohet gjatë, dhe jo për performancën e Fedezit e kolegut Rosa Chemical, por puthjes që ai i dha në në fund të këngës “Made in Italia”. Partnerja e Fedezit, Chiara Ferragni u shfaq në skenë duke thënë që s’ka fjalë për këtë, më saktë: Non ho parole.