KreuCelebrity

Klea Huta dhe Elgit Doda, dasmë më 4 Qershor!

Klea Huta dhe Elgit Doda, dasmë më 4 Qershor!

Ditën kur i biri Krid mbush 3 vjeç, çifti i njohur Klea Huta, Elgit Doda do të kurorëzojnë dashurinë  e tyre me martesë. Ceremonia do të mbahet më 4 qershor të këtij viti në bregdetin e Jugut dhe pikërisht në Livadh, sipas Anabel.al.

Dy artistët kanë preferuar që ende të mos ndajnë asnjë detaj të ngjarjes së rëndësishme me ndjekësit e tyre në instagram.

Dyshja po jeton një histori të bukur dashurie prej rreth 7 vitesh, zanafilla e së cilës ka nisur gjatë realizimit të këngës Amla.

“Unë me Klean njiheshim që në fakultet. Asokohe kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas, por planet u prishën. Unë po bashkëpunoja me Alar Band, te Maratona, dhe ata më thanë që “do bëjmë një këngë me një vajzë. I pyeta “me kë” dhe më thanë “Me Klean…”, I bëra telefon Kleas, e ftova në studio që ajo të dëgjonte këngën dhe të jepte mendimin e saj. Duke punuar këngën, duke u njohur..”; ka treguar kantautori Doda pak kohë më parë në një intervistë rreth njohjes me atë që pas pak javësh do të quhet bashkëshortja e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF