KreuStil Jetese

“Rashë në gjendje depresioni”, ish-partnerja e Amos Zaharias rrëfen periudhën pas ndarjes së tyre!

“Rashë në gjendje depresioni”, ish-partnerja e Amos

Amos Zaharia dhe Gigliola Haveriku, jetuan një histori dashurie 6-vjeçare, ndarja e të cilëve kanë lënë të kuptojnë se ka qenë miqësore dhe me konsensus.

Gigliola Haveriku e ftuar në “S’e luan Topi” tregoi se ndarjen me Amos, e përjetoi shumë keq.

Këngëtarja rrëfeu se kaloi në një gjendje depresioni dhe se humbi shumë peshë pas ndarjes.

“Rashë avash avash një gjendje depresioni, e përjetova shumë keq. Mbaj mend që nuk ushqehesha. Unë e përjetova shumë keq, dhe kur një lidhje është mediatike është akoma më e vështirë. Atëherë me duhej edhe të buzëqeshja në ekran. Kisha gjendje ataku paniku. Familja ime ishte dakord, e prisnin një ndarje, i dhamë shanse herë pas here, por nuk funksionoi. Nuk ka qenë aspak e lehtë”, tregoi këngëtarja.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF