KreuArt

Prima balerina Adela Muçollari merr çmimin prestigjoz në Itali!

Prima balerina Adela Muçollari merr çmimin prestigjoz në

Suksesi i merituar i balerinës shqiptare Adela Muçollari i ka kaluar kufjt e Shqipërisë. Primabalerina ka shkëlqyer në skenën e teatrit ‘Le Serre’, ku edhe është vlerësuar me çmimin “Premio Eccellenze Artistiche”, në edicionin e vitit 2024 të "Grugliasco in Danza".

Arritjen e saj balerina shqiptare e ndau edhe me ndjekësit në llogarinë e rrjetit social Instagram ku shkroi:

Prima balerina Adela Muçollari merr çmimin prestigjoz në

“Një tjetër moment magjik në jetën time. Kënaqësi të vlerësohesha me çmimin “Premio Eçellenze Artistiche”. E nderuar të ndaja skenën me Kledi Kadiu dhe të mrekullueshmen  Eleonora Abbagnato, Sabrina Bosco, Antonio Desiderio dhe shumë koleg të tjerë internacional. Thank you”.

Ky event vallëzimi zgjati për dy ditë dhe drejtuesit ndanë disa çmime, ku përveç Muçollarit, një prej tyre shkoi edhe për balerinin shqiptar Kledi Kadiu, i cili u vlerësua me ‘City of Grugliasco Award’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF