KreuBeauty

Anais Cosmetic organizon “Clarins A Beauty Masterclass”, një eksperiencë unike bukurie në Tiranë

Anais Cosmetic organizon “Clarins A Beauty Masterclass”, një
Një event ekskluziv dedikuar bukurisë dhe kujdesit ndaj lëkurës është mbajtur së fundmi nga Anais Cosmetic, duke sjellë për publikun shqiptar “Clarins A Beauty Masterclass” një eksperiencë që shkoi përtej një prezantimi të thjeshtë produktesh.

Anais Cosmetic organizon “Clarins A Beauty Masterclass”, një
Ky masterclass i dedikuar brandit prestigjioz francez Clarins u fokusua në rëndësinë e kujdesit të përditshëm ndaj lëkurës, mirëqenies dhe vetëkujdesit, duke krijuar një atmosferë frymëzuese për të gjithë të pranishmit.

Anais Cosmetic organizon “Clarins A Beauty Masterclass”, një
Gjatë eventit, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me produktet më të mira të Clarins, të cilat u testuan live nga ekspertë të bukurisë. Demonstrimet praktike sollën këshilla konkrete për rutinat e skincare-it, duke e bërë eksperiencën edhe më interaktive dhe të vlefshme.

Anais Cosmetic organizon “Clarins A Beauty Masterclass”, një
Në këtë event nuk munguan as emra të njohur të ekranit dhe rrjeteve sociale si Nevina Shtylla, Jona Spahiu, Sherina Spahiu, Ditea Berisha dhe Sarah Berisha.

Anais Cosmetic organizon “Clarins A Beauty Masterclass”, një
“Ajo që e bën këtë masterclass të veçantë është jo vetëm cilësia e produkteve, por edhe filozofia e Clarins për të kombinuar natyrën me shkencën, duke ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për çdo tip lëkure,” ishte një nga mesazhet kryesore të eventit.

Anais Cosmetic organizon “Clarins A Beauty Masterclass”, një
Për të gjithë të apasionuarit pas skincare-it, produktet e Clarins mund të gjenden pranë Anais Cosmetic, duke sjellë kështu standarde ndërkombëtare të bukurisë edhe në tregun shqiptar.

Anais Cosmetic organizon “Clarins A Beauty Masterclass”, një