Trendet e flokëve për vitin 2026 reflektojnë modele prerjesh natyrale dhe linja të pastra. Pavarësisht nëse keni flokë të drejtë, me onde apo kaçurrela, prerjet e reja synojnë një pamje spontane, e cila thekson një look sa më natyral. Mund të zgjidhni 6 modelet më IN të sezonit, nga kasketë tek ato të hedhura pas.
Kasketë
Prerja e flokëve kasketë sivjet vjen më moderne sesa versioni klasik, linja mbetet e pastër dhe kompakte, një pamje e cila kornizon fytyrën pa e prishur gjeometrinë e saj. Rezultati është i rregullt, elegant dhe dinamik. Ideal për fytyrat ovale dhe katrore, sepse zbut tiparet.
Pixie
Viti 2026 sjell një model më të butë pixie. Në thelb është një prerje e shkurtër, por pak e çrregullt, mund të përshtatet me çdo lloj nuance dhe mbetet ideale për ato vajza që duan një transformim radikal të look-ut. Ideal për fytyra të rrumbullakëta.
Platin metalik
Rita Ora ishte pionere e ngjyrës platin me efekt metalik, një bionde super e ftohtë e cila dhuron dhe transmeton një pamje ultra-futuriste. Mund ta aplikoni me prerje të shkurtra ose rimodelime të gjata flokësh, të drejta ose me onde. Ideal për çdo lloj fytyre.
Vijë në mes
Ky model vjen nga vitet ’60, por shumë më i butë; nxjerr në pah anën e butë dhe femërore. Një prerje simetrike, e cila përshtatet kryesisht me nuancat e tokës, e cila thekson fort tiparet e mprehta të fytyrës, ndaj sugjerohet për format ovale.
Baluke e shkurtër
Një alternativë romantike, e cila rikthen stilin e viteve ’90. Baluket e shkurtra mbi sy kanë aftësinë të dhurojnë për çdo grua pamjen e stilit “femme fatale”. Kombinimi i balukeve të shkurtra me një prerje asimetrike krijon një aspekt të përsosur femëror.
Flokët pas shpine
Modeli i flokëve të hedhura totalisht pas shpinës ishin surpriza e pasarelave, një stil që reflekton një siluetë të fuqishme. Përpiquni t’u dhuroni flokëve një krehje të njëtrajtshme, jepini shumë shkëlqim për të nxjerrë në pah portretin tuaj. Ideal për fytyra ovale.
![]()
Ngjyrat
Tonet e ngrohta dhe natyrale, ngjyra kafe e ngrohtë, flokët me nuanca karamel, bionde mjalti do të rikthehen fuqishëm këtë sezon. Për ato që guxojnë e kuqe kanelle dhe bakri, janë më provokueset. Nëse jeni bionde, mund të eksperimentoni me nuancat platin me efekt metalik.
