Përhapja e gripit të shpendëve te gjitarët po mbahet në monitorim nga shkenctarët në mbarë botën. Deri më tani rreziku i rasteve njerëzore nga gripi i shpendëve, një infeksion me potencial pandemik, sipas ekspertëve, vlerësohet ende të jetë i ulët.
Megjithatë, përhapja te gjitarët është një shqetësim pasi ata janë evolucionarisht më afër njerëzve, duke e bërë më të lehtë për virusin që të përshtatet për të infektuar njerëzit.
Shqetësimi i ekspertëve të gripit të shpendëve është përhapur javët e fundit, pasi ka patur raste në bagëtitë e fermave të ndryshme në të paktën gjashtë shtete.
Përhapja e rasteve te fermat ngjall frikën e kalimit te njerëzit që janë në kontakte me këto mjedise, duke i dhënë virusit shanse për t’u përhapur.