KreuBusull

Shef Fundim Gjepali zbulon çfarë konsumoi Zelensky në Padam!

Shef Fundim Gjepali zbulon çfarë konsumoi Zelensky në Padam!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky erdhi ditën e djeshme në Shqipëri ku takimet me kryeministrin Edi Rama për të marrë pjesë në Samitin dedikuar shtetit të tij, ku po vazhdon agresioni rus. Pasi kanë përfunduar axhendën e takimeve, politikanët janë drejtuar në ambientet e bar restorant Padam, ku kanë konsumuar drekën.

I ftuar në programin ‘Opinion’ shefi i njohur i kuzhinës Fundim Gjepali zbuloi menunë e gatimeve që kanë konsumuar delegacionet. Ajo çfarë ishte shumë  e rëndësishme sipas Gjepalit ishte fakti që çdo produkt dhe pije që kishte tavolina ishin shqiptar.

Menuja ka nisur me një karpaçio mishi, shoqëruar me perime të marinuara dhe salcë djathi. Më tej si pjatë e dytë shefi kishte zgjedhur shkurtëz me qiqra, oër të vijuar me fileton e viçit. Për ëmbëlsirë menuja përmbante musse me lajthi.

Fundim Gjepali tregoi se kishte marrë komplimenta nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF