KreuBusull

Video/ Protestuesit hedhin supë mbi pikturën e Mona Lizës

Video/ Protestuesit hedhin supë mbi pikturën e Mona Lizës
Protestuesit kanë hedhur supë mbi pikturën e mbrojtur me xham antiplumb të Mona Lizës në Paris. Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinci është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe është e vendosur në Paris.

Një videon e publikuar nga BBC shihen dy protestues që kërkonin të drejtën për “ushqim të shëndetshëm” duke thënë se “sistemi bujqësor është i shkatërruar”.

Sigurimi i muzeut më pas shihet duke vendosur ekrane të zeza përpara tyre përpara se dhoma të evakuohet.

Kryeqyteti francez ka parë protesta nga fermerët ditët e fundit, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund rritjes së kostove të karburantit dhe për thjeshtimin e rregulloreve – të premten ata bllokuan rrugët kryesore brenda dhe jashtë Parisit.

Mona Lisa ka qenë pas xhamit të sigurisë që nga fillimi i viteve 1950, kur u dëmtua nga një vizitor që hodhi acid mbi të.

Në vitin 2019, muzeu tha se kishte instaluar një formë më transparente xhami antiplumb për ta mbrojtur atë.

Në vitin 2022, një aktivist hodhi tortë në pikturë, duke u kërkuar njerëzve të “mendojnë për Tokën”, shkruan BBC.

Tags:

mona liza

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF