Muaji Janar ka sjellë temperatura të pazakonta në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke qenë se kanë qenë më të larta krahasuar me temperaturat që i karakterizon muaji i dytë i dimrit. Duket se ky lloj moti do të vijojë kështu deri për të paktën mesin e muajit ku temperaturat do të jenë rreth 18-19 gradë. Në një raportim meteorologia Lajda Porja ka treguar se temperaturat e ulëta do të rikthehen në dhjetëditëshin e dytë të Janarit.
“Do kemi një dimër të ngrohtë. Edhe janari pritet ë jetë me temperatura të më të lartë krahasuar me temperaturat normale. Ky muaj ka nisur me vranësira e reshje të pakta të izoluara në zonat malore.
Ndërkohë të shtunën në mbrëmje dhe të dielën priten reshje në të gjithë territorin. Temperaturat parashikohen të jenë rreth 18-19 gradë, temperatura jo të zakonta kur jemi ne zemër të dimrit. Në dhjetë ditëshin e dytë do ketë depërtim të rrymave të acarta, ku do shënohen edhe vlerat më të ulëta sa i përket këtij muaji duke ulur kështu temperaturat.”; tha Porja



















