KreuBusull

Ekskluzive/ Erion Veliaj për BORDO ndan filozofinë e eventit në Pallatin e Brigadave!

Ekskluzive/ Erion Veliaj për BORDO ndan filozofinë e eventit në


Një event me të ftuar personalitete të shquar nga fusha e medias, artit, politikës e showbiz u mbajt ditën e djeshme në Pallatin e Brigadave me mikpritës Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj! 124 kryetarë komunash e bashkish në të gjitha trevat shqipfolëse u bënë bashkë për kremtuar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Risia e këtij viti ishte që në këtë mbledhje shqiptare ishte i pranishëm edhe kryetari Arbëresh i 'Ora e shqiptarëve' që i dha edhe më shumë emocion qëllimit të këtij eventi.

Ekskluzive/ Erion Veliaj për BORDO ndan filozofinë e eventit në


Kryetari i Tiranës u tregua i gatshëm për të treguar për mikrofonin e Bordo edhe më shumë detaje rreth konceptit të këtij eventi patriotik.

"Shumica e pjesëmarrësve janë kryetarët e komunave shqiptare në të gjithë rajonin tonë, por edhe ato arbëresh. Kjo ishte risia e këtij viti. Të imagjinosh kur dëgjon një kryetar komune nga Piana dei Albanesi, i cili flet një shqipe të stërgjysheve tona. Ashtu e ëmbël edhe e butë edhe pak lozonjare është një kujtesë se si ti mund të ndjehesh patriot kudo që je në botë. Nuk është e thënë të jesh në Sheshin Skenderbe përditë të bësh recitime patriotike. Ti je një shqiptar i mirë në New York, si kolegët me uniformat e policisë. Ti je një shqiptar i mirë arbëresh, ku mban gjuhën, traditën, kulturën, veshjet tona. Ti je një shqiptar i mirë në Luginën e Preshevës, ku me të gjithë vështirësitë ti nuk dorëzohesh për shkollën Dituria, për shkollën Naim Frashëri. Ti je një shqiptar i mirë në Tuz, ku ndoshta kemi përqindjen më të vogël se sa në Maqedoni e Veriut dhe kemi më pak përfaqësim. Pra nuk pengon kënd të jetë shqiptar i mirë. Ti mund të jesh kudo dhe sot ishte dhe një mënyrë për të bërë një krushqi mes shumë prej shqiptarëve që drejtojnë në komunitete shqiptare, por nuk e njohin njëri-tjetrin. Pra duhet dikush t’i mbledhi, kështu që unë isha si krushku që i ka ftuar të gjithë në dasmë"; u shpreh Veliaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF