E hëna para festave të nëntorit, më 27 nëntor, është caktuar ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
28 dhe 29 Nëntor, përkojnë të martën dhe të mërkurën, ndaj Këshilli i Ministrave ka shtuar si ditë pushimi edhe të hënën e 27 nëntorit, duke dhënë kështu 3 ditë zyrtare pushimi. Shto edhe të shtunën dhe të dielën, 25 dhe 26 nëntor, bëhen 5 ditë pushimi në total, 2 ditë nga fundjava dhe 3 ditët zyrtare.
-
Brad Pitt dëshiron të bëjë një film për jetën e Britney Spears!
22 Nëntor, 10:45
Këshilli i Ministrave më anë të një VKM-je ka vendosur që dita e punës të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.
Pra nga e hëna deri të mërkurën, 27-28-29 nëntor, administrata dhe shkollat do të jenë pushim.



















