KreuBusull

Shorti i Euro 2024, "grup ferri" për Shqipërinë

Shorti i Euro 2024, "grup ferri" për Shqipërinë
Goglat e Shortit të EURO 2024 e kanë dërguar Shqipërinë në Grupin B, ku ka përfunduar në një "grup ferri".

Kuqezinjtë, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë, ku do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Ndeshja e parë e Kombëtares do të jetë kundër Italisë në 15 qershor (Dortmund), me Kroacinë në 19 qershor (Hamburg) dhe me Spanjën do të luhet në 24 qershor (Dyseldorf).

Nëse Shqipëria arrin të kalojë grupin, do të luajë 1/8 e finaleve në 29 qershor nëse del e dyta në grup, në 30 qershor nëse kalon e para grupin dhe në 1 ose 2 korrik nëse e kalon grupin si një nga ekipet e treta më të mira. Çerekfinalet do të luhen në 5 dhe 6 korrik, gjysmëfinalet në 9 dhe 10 korrik, ndërsa finalja në Berlin, në 14 korrik.

GRUPI A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër
GRUPI B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri.
GRUPI C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli.
GREPI D: Play-off A, Holandë, Austri, Francë
GRUPI E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Play-off B
GRUPI F: Turqi, Play-off C, Portugali, Çeki.

Shorti i Euro 2024, "grup ferri" për Shqipërinë

Tags:

euro 2024

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF