Babai i Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës Liridona Ademi, ka folur së fundmi për “Nacionale” pas arrestimit të të birit dhe thotë se do të ishte hakmarrë vetë nëse do të kishte dijeni që djali është autor. “Me e pas ditur unë që e ka bërë djali im, unë isha marrë vet me djalin tim atë ditë, ai s’do ishte sot gjallë”, u shpreh ai për Nacionale.
Teksa u pyet se si u vu në dijeni se është pikërisht djali i tij që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, ai tha, “Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë.
U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, atëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova. Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë”.
-
Xhinse + pulovër: 7 ide për kombinimin e duhur gjatë dimrit!
5 Dhjetor, 10:15
Babai i Naim Mureselit ka treguar gjithashtu momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e Liridona Ademajt. “Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media”.



















