Sot udhëton me avion privat, ka miliona euro në llogaritë e saj dhe ndiqet nga paparacët në çdo hap! Irina Shayk, e cila tani bën një jetë që nuk do të kishte guxuar ta ëndërronte 30 vjet më pare, së fundi ka befasuar ndjekësit në Instagram me disa foto nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj. Në një nga imazhet, Irina vetëm pak vjece, shihet me flokët e shkurtra dhe me balluke.
Në një foto tjetër, bukuroshja ruse ruse ishte 16 vjeçe dhe ka pozuar me motor. “Ke qenë gjithmonë një yll!”, “Tani që pashë nënën tënde, e kuptoj nga e merr bukurinë”, “Kishe karizmë dhe sharm edhe fëmijë”, janë disa nga mesazhet e postuara nga ndjekësit. Irina në fakt, ka një histori jete të denjë për një film. Ajo lindi në një qytet të vogël në Rusi nga një baba i varfër minator, i cili vdiq tragjikisht kur ajo ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa e ëma, Olga, ishte pianiste dhe u mësonte muzikë fëmijëve të kopshtit.
Irina, e cila u rrit në Jemanzhelinsk, deklaronte në një intervistë disa vite më parë: “Mbaj mend që nuk kishim ushqim në shtëpi. Ndonjëherë nëna nuk merrte rrogë (…) Ishim shumë të varfër. Pas shkollës, unë dhe motra ime ndihmuam nënën time në kopsht. Kemi rritur patate, tranguj, domate. Jo për argëtim, por për t`u ushqyer. Doja të bëhesha gazetare, por pavarësisht se si e shikoja veten në të ardhmen, një gjë e dija me siguri: do të largohesha nga vendlindja. Ndjeva se ky ishte fati im”. Jeta e bukuroshes ruse ndryshoi tërësisht në moshën 18-vjeçare, kur fitoi një konkurs Miss. Ishte koha kur asaj i duhej të zgjidhte mes vazhdimit të studimeve në kolegj dhe karrierës në modeling.
Mungesat e mëdha financiare në familje e shtynë të zgjidhte variantin e dytë. Irina Shayk ra në dashuri me Cristiano Ronaldon ng ai cili u nda në 2015, ndërsa më vonë solli në jetë një vajzë me Bradley Cooper.



















