Pas një performace befasuese me Fifin në “Dancing With The Stars”, Romeo Veshaj ndau me publikun disa detaje nga prapaskenat e propozimin për martesë që i vëllai, Donaldi, i bëri partneres së tij Bora Zemani.
Propozimi u bë gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, ku Donaldi surprizoi të gjithë me një propozim në skenë.Por, çfarë nuk dihej është se ka qenë në fakt Romeo ai që e ka blerë unazën e fejesës për të mos rënë në sy dhe për të ruajtur fshehtësinë e planeve të vëllait të tij.
Romeo rrëfeu me detaje momentet që çuan tek ky akt romantik. “Do të doja të uroja kunatën time e së bashku me të tregoj si rrjedhën ngjarjet rreth unazës. Fakti është që unazën nuk e zgjodhi Donaldi, por përkundrazi, ia kam zgjedhur unë,” tregoi ai. “Donaldi nuk mundej të shkonte në dyqanin e argjendarisë, sepse do të shkaktonte dyshime. Por unaza është e madhe, edhe e provova në gishtin tim. Kur Donaldi më kërkoi ndihmë, unë thjesht shkova dhe përshkrova Borën si vajza me sytë më të bukur në botë për të zgjedhur unazën e përsosur”, shtoi ai.
Ky rrëfim ka shtuar edhe më shumë admirim për këtë çift të njohur dhe tregon për përkushtimin dhe dashurinë që ata ndajnë. Fansat janë të emocionuar të marrin pjesë në këtë rrugëtim romantik të Donaldit dhe Borës, e të cilën tani e kanë bërë edhe më të veçantë me ndihmën e Romeos.