KreuCelebrity

A do ta provonit trendin e fundit të modës që pritet të “pushtojë” 2024-tën?

A do ta provonit trendin e fundit të modës që pritet të

Mund të mos jetë trendi që prisnit, por ekspertët parashikojnë që pantallonat në formë mbathjesh do të bëjnë “naming” në vitin që po hyn. Aktorja Emma Corrin, e njohur sidomos për rolin e Dianës, Princeshës së Uellsit në dramën mbretërore të Netflix, The Crown, u pa duke sfiluar në pasarelë për Miu Miu në shfaqjen e fundit të modës në Paris.  

A do ta provonit trendin e fundit të modës që pritet të

Ajo mbante një palë pantallona të tilla me temina, këpucë portokalli dhe një bluzë bezhë. Më pas, u shfaq edhe me një tjetër kombinim: pantallona mbathje të thurura në ngjyrë të gjelbër, bluza po ashtu, dhe geta të zeza e kambale.  

A do ta provonit trendin e fundit të modës që pritet të

Duke folur pas shfaqjes, drejtoresha kreative e markës, Miuccia Prada, u ankua duke thënë se mosha e pengon që edhe ajo vetë të vishet kështu. "Po të isha më e re, do të dilja me brekë!", tha për Vogue. Miuccia Prada nuk është zëri i vetëm kryesor i modës që promovon “pamjen e rrezikshme”. 

A do ta provonit trendin e fundit të modës që pritet të

Duke folur në BBC Radio 4, Julia Hobbs e British Vogue e përshkroi pamjen si dicka 'shumë elementare', duke sugjeruar se ishte një rikthim në një epokë të shkuar. Trendi i guximshëm, shtoi ajo, përfaqëson “njerëz që duan të jenë vetvetja në mënyrën se si vishen”. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF