KreuCelebrity

Adele refuzon ofertën 200 milionë dollarë; zbulohet arsyeja!

Adele refuzon ofertën 200 milionë dollarë; zbulohet arsyeja!

Këngëtarja e famshme botërore, Adele, përfundoi shfaqjet e saj në Mynih fundjavën e kaluar, duke i surprizuar fansat me deklaratën se do të tërhiqet për një periudhë të gjatë për të pushuar. Ajo tha: “Kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re dhe tani dua ta jetoj atë.”

Sipas "Daily Mail", Adele refuzoi një ofertë prej 200 milionë dollarësh për të vazhduar turneun e saj. Shkaku i këtij vendimi është dëshira për t'u përqendruar te familja dhe vetja.

Adele refuzon ofertën 200 milionë dollarë; zbulohet arsyeja!

“Ajo ka marrë oferta të mëdha, por ka zgjedhur të refuzojë të gjitha për të kaluar më shumë kohë në shtëpi me fëmijën dhe të dashurin e saj,” tha një burim i afërt.

Adele refuzon ofertën 200 milionë dollarë; zbulohet arsyeja!

Pavarësisht fitimeve të mëdha nga koncertet në Mynih, ku ajo fitonte 5.9 milionë euro për performancë, Adele tani planifikon të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar dhe të vendoset në apartamentin e saj luksoz në Londër.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF