Sot, bota përkujton 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, humanistes së përmasave të mëdha dhe fitueses së Çmimit Nobel për Paqen. Më 5 shtator 2016, kjo figurë madhore, e njohur si "nëna e të varfërve", u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke përjetësuar trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme.
-
Sot, 114-vjetori i lindjes së Nënë Terezës!
26 Gusht, 13:11
Në këtë ditë përkujtimore, kryeministri Edi Rama i është bashkuar nderimeve përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku e ka vlerësuar Nënë Terezën si simbol të dritës dhe paqes, që frymëzon miliona njerëz në mbarë botën.
Ceremonia e shenjtërimit, që u zhvillua më 4 shtator 2016 në Vatikan, e nguliti përgjithmonë murgeshën shqiptare në historinë botërore si një shembull të shërbimit të pastër dhe të përkushtimit ndaj të varfërve dhe të dobëtëve.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e lindur më 1910 nga prindër shqiptarë, u largua nga Shkupi në moshën 18-vjeçare për t’iu bashkuar Motrave të Loreto-s në Irlandë, duke filluar një rrugëtim që do ta shndërronte në ikonë të njerëzimit.