Miliarderi James Packer, ish i fejuari i këngëtares Mariah Carey, thotë se paratë nuk janë garanci për lumturinë, por është më mirë t'i kesh ato sesa jo. “Preferoj më mirë të jem i pasur dhe i mjerë sesa të përpiqem të jem i varfër dhe i mjerë”, tha Packer, 56 vjec, në një intervistë për Channel Seven.
Miliarderi kohët e fundit zbuloi se ai lufton me kilogramët e tepërt të shkaktuara nga ilaçet që merr për çrregullimin bipolar. “Mos intervistoni dikë që ju thotë se është gati, se e ka kuptuar se çfarë po ndodh dhe se i ka të gjitha përgjigjet. Unë nuk jam ai person."
Intervista u filmua në jahtin 200 milionë paund të Packer, ku një nga pasagjerët ishte ylli i popit Robbie William. Pasuria e James Packer vlerësohet në rreth 4.5 miliardë paundë. Ai u fejua me Mariah Carey për një kohë të shkurtër në vitin 2016, por pastaj Packer e prishi fejesën për shkak se artistja po shpenzonte shumë!



















