E ftuar tek "Rudina" ne Tv Klan, Eva Alikaj foli rreth projektit te saj të ri, një Master Class në Tiranë, me rolin e Maria Callas. Nderkohe, ra ne sy fakti qe aktorja dukej shumë e freskët dhe për këtë, autorja e programit i kërkoi të zbulonte cili është sekreti i bukurisë:
“Gjenet, por kam bërë edhe ndërhyrje estetike…”, – tha ajo. “Ja, meqenëse do ta dish, kam bërë diçka. Vetëm pak rrudhat janë tërhequr dhe pak këtu te qafa. Kjo është bërë. Unë nuk dua të ndryshohem, sepse dua të jem vetvetja, por moshën e kam për t’i bërë këto gjëra, edhe si artiste dhe kaq…”- shtoi Eva. Aktorja mori per pak kohe pjesë në ‘Big Brother VIP Albania’, por kjo eksperiencë nuk i la shije të mirë.



















