KreuCelebrity

Rrëqeth nëna e Denisit: 7 muaj pas vdekjes djali më doli në ëndërr dhe..

Rrëqeth nëna e Denisit: 7 muaj pas vdekjes djali më doli në

Nëna e studentit ekselent shqiptar ka treguar për herë të parë sotme në “Top Story” ngjarjen e rëndë teksa ka ndarë gjithashtu edhe një moment shumë të ndjerë të sajin, 7 muaj pas vdekjes së Denisit.

Majlinda ka treguar se vetëm 7 muaj pas vdekjes së djalit të saj, ajo e ka parë në ëndërr, sipas saj një ëndërr shumë e bukur, e cila i ka sjellë më vonë një lajm që i ka ndryshuar jetën. “7 muaj pasi u largua Denisi nga jeta ai më doli në ëndërr dhe më ftoi të shikonim fishekzjarrët.

Rrëqeth nëna e Denisit: 7 muaj pas vdekjes djali më doli në

Më la aty të vetme, hipi disa shkallë dhe iku me të dashurën e tij që kishte prej 4 vitesh dhe mua më la aty, të impresionuar nga pamja e fishekzjarrëve. Nuk mendova asgjë tjetër, vetëm se kisha parë një ëndërr te bukur.

U zgjova nga gjumi dhe bashkëshorti më tha hajde ikim te mjeku aty kemi marrë dhe lajmin që isha shtatzënë. Isha në një moshë të madhe, 43 vjeç. Ne kemi sot dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë”,  tha për Top Story, Majlinda, nëna e Denis Prekës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF