KreuBusull

“U masakrua brenda lokalit nga disa autorë”, Trondit motra e Progës: Njëri e nxori jashtë të jepte shpirt!

“U masakrua brenda lokalit nga disa autorë”, Trondit motra e

Jonida Proga, motra e Egli Progës, 42-vjeçarit që u vra në Pogradec në muajin gusht, ka qenë e ftuar në Opinion këtë të enjte dhe u shpreh se vëllai i saj i ndjerë është masakruar brenda lokalit me disa goditje nga disa autorë dhe më pas është nxjerr jashtë nga një prej tyre.

“Egli është dhunuar dhe masakruar brenda lokalit nga disa veta, nga Leonidha, Arjan Manellari, kemi edhe shtupaxhiun, Voltan Shollakun që ka qëndruar duke pastruar. Prandaj që në fillim jam përmbajtur.

E kanë thirrur, nuk ka hyrë rastësisht. Njerëzit i dinë të gjitha, por kanë qenë të pakët ata që kanë guxuar të thonë. Të gjithë kanë frikë nga një terror që është krijuar nga ideja e njerëzve të fortë në Pogradec, kur panë të përfshirë dhe policinë, çfarë do të mbajë të sigurt se u krijua opinioni publik që policia ishte aty.

 Është masakruar brenda lokalit me disa goditje nga disa autorë. E ka nxjerrë jashtë njëri nga këta që të japë shpirt. Goditjet fatale janë dhënë brenda. Më vijnë mesazhe pafund që thonë se dëgjuam brenda të goditura, të ulëritura dhe të shara. Nuk mund të tja thonë një policie që është bërë palë”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF