KreuBusull

71-vjeçari tenton të përdhunojë 9-vjeçaren: Ishte gjysmë i zhveshur, pashë tmerr me sy!

71-vjeçari tenton të përdhunojë 9-vjeçaren: Ishte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq këtë të premte. Pëllumb Lamçe, 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras ka tentuar të abuzojë me një 9-vjeçare teksa ndodhej në një kënd lojërash.

I moshuari është arrestuar pas veprimit të rëndë të kryer në një ambient publik, ku fëmijët kalojnë kohën e lirë. Ishte një banore që arriti të ndërhynte dhe të shpëtonte të miturën nga duart e autorit.

“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme. Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur. Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.

71-vjeçari tenton të përdhunojë 9-vjeçaren: Ishte

Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu. Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.

71-vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen. Nga ana tjetër sipas burimeve nga policia po hetohet nëse 71-vjeçari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera dhe nëse i ka ofruar lekë vajzës pasi sipas banorëve vajzën e ka ngacmuar për ditë me radhë duke i thënë se do t’i jepte lekë”, tha dëshmitarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF