KreuBusull

E dinit pse statujat greke e kanë organin gjenital të vogël!

E dinit pse statujat greke e kanë organin gjenital të vogël!

Nëse keni qenë ndonjëherë në Athinë, ose keni bredhur nëpër seksionin e Greqisë së Lashtë të një muzeu me siguri ju ka rënë rasti të shihni statujat që përshkruajnë perënditë dhe luftëtarët grekë. Përpos muskujve dhe barkun të sheshtë (shumica prej tyre duken sikur mund t'ia dilnin lehtësisht si influencues në palestër në këtë epokë moderne) megjithatë, një zonë e anatomisë së tyre që mund të jetë befasuese është organi gjenital që në këto statuja është gjithmonë i vogël.
Përshembull statuja e Poseidonit (Zeusit) nga viti 46 p.e.s., e cila është e ekspozuar në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Athinë, asnjëherë nuk është konfirmuar nëse statuja përshkruan apo jo perëndinë e qiellit dhe bubullimave, Zeusin, apo perëndinë e detit dhe stuhive Poseidon, por sido që të jetë, është e qartë se në të vërtetë ato kohë nuk kishe nevojë për penis të madh për të qenë një luftëtar i madh.

Pra pse peranditë dhe njerëzit e tjerë elitarë nga qytetërimi i lashtë janë shfaqur me organ modest nëpër statuja?!
Nëse ktheheni rreth vitit 400 p.e.s., do të zbuloni se penisët e mëdhenj e të ngritur nuk ishin të dëshirueshëm në kulturën e asaj kohe dhe se anëtarët më të vegjël ishin simbole të pastërtisë dhe fuqisë. Sipas Cosmopolitan, gurgdhendësit që ndërtuan statujat besonin se organet e vogla gjenitale simbolizonin një njeri që kompensonte mungesën e gjatësisë së tij poshtë me një mendje të gjerë dhe të fuqishme intelektuale lart. Ata modeluan vetëm organe të vogla gjenitale, sepse donin të bënin të qartë se burrat që u përshkruan ishin intelektualë racionalë dhe i kishin nën kontroll dëshirat e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF