KreuBusull

Panik në Paris: Alarm për bombë në Lojërat Olimpike!

Panik në Paris: Alarm për bombë në Lojërat Olimpike!

Një alarm për bombë është lëshuar në Paris pasi policia ka hasur një 'objekt të dyshimtë' në një zonë shumë pranë vendit ku po zhvillohen Lojërat Olimpike. Zona përreth stacionit të trenit Porte de Paris në Saint-Denis është rrethuar ndërsa policët po presin mbërritjen e një skuadre të specializuar për bomba, raporton Bild.

Stacioni, i vendosur afër stadiumit Stade de France, ku janë pritur Lojërat Olimpike që prej ditës së djeshme, është mbyllur gjithashtu për shkak të kërcënimit. Raportohet se stadiumi ishte bosh kur u dha alarmi për bombë këtë pasdite, pasi seanca e parë olimpike e ditës përfundoi në orën 13:00.

Seanca e dytë e mbrëmjes do të nisë në orën 17:40 ku qindra sportdashës do të shkojnë sërish në stadium. Por mbetet e paqartë nëse stacioni i trenit i prekur do të rihapet deri atëherë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF