KreuBusull

Nis investimi: Ja kur mbyllet ishulli i Sazanit për vizitorët!

Nis investimi: Ja kur mbyllet ishulli i Sazanit për vizitorët!

Nga 1 Shtatori, ishulli i Sazanit, një prej destinacioneve turistike më të njohura në vend do të mbyllet për vizitorët. Vendimi, është pjesë e përgatitjeve për transferimin e ishullit tek kompania ndërtuese e Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Mbyllja e këtij destinacioni për turistët sjell edhe fundin e historisë së tij si zonë plazhi për qytetarët e thjeshtë. Kompania amerikane Affinity Partners e Jared Kushner planifikon të zhvillojë një projekt të madh në ishull.
Ky projekt pritet të sjellë një ndryshim të madh në peizazhin e ishullit. Sazani ka qenë një zonë e mbyllur për shumë dekada gjatë periudhës komuniste, duke shërbyer si bazë ushtarake, dhe hapja e tij për publikun ishte një mundësi unike për të eksploruar këtë pjesë të veçantë të historisë shqiptare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF