KreuBusull

Rënia e internetit në aeroporte të ndryshme të botës; TIA jep njoftimin e rëndësishëm!

Rënia e internetit në aeroporte të ndryshme të botës;

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nuk është prekur nga shkëputja e internetit që ka përfshirë aeroporte të ndryshme të botës. Megjithatë TIA, informon udhëtarët se mund të ketë mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve.

 “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) konfirmon se sistemet e tij kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga ndërprerja e fundit e IT në mbarë botën.

Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura nga ndërprerja e IT, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA.

Rënia e internetit në aeroporte të ndryshme të botës;

Ne i këshillojmë të gjithë pasagjerët që të verifikojnë oraret e tyre të fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës.

TIA mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pasagjerëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën”, thuhet në njoftimin e TIA.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF