Një 23-vjeçar shqiptar me diagnozën e autizmit ka ndërruar jetë pasi u gjet pa ndjenja brenda një makine në Amarinthos të Evias në Greqi, ku kishte qëndruar për orë të tëra në temperatura të larta.
Petrit dhe Vezire Elezi, 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, gjetën djalin e tyre Skerdi Elezi 23-vjeçar pa ndjenja brenda automjetit të tyre, që ishte lënë i parkuar dhe i pasiguruar jashtë banesës.
Skerdi u dërgua në spital rreth orës 12:00 dhe ndërroi jetë në orën 23:37.
Policia greke ka arrestuar mëngjesin e sotëm prindërit Petrit dhe Vezire Elezi, duke i akuzuar për braktisje të fëmijës së tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm, që çoi në vdekjen e tij.



















