Ndërkohë që emri i saj është mes të akuzuarve për skandalin e rëndë të spitalit Onkologjik ku trejtohen të sëmurët me kancer, mëngjesin e sotëm teksa drejtohej në dyert e gjykatës për të dhënë dëshminë e saj, mjekja Alketa Pere e ka parë arsyeshme të bëjë humor me gazetarët duke i kërkuar atyre që t’ja bëjnë bukur fotot.
‘M’i keni shtrembëuar fotot, një sy kështu e një sy ashtu’; tha Alketa para gazetëreve a thua se po shkonte të tërhiqte një çmim nderi, dhe jo në dyert e gjykatës ku akuzohet se ka abuzuar me shërbimin e pacientëve të sëmurë me tumor.
Pjesë nga biseda e mjekes me gazetarër:
Mjekja: Në asnjë klinikë private unë nuk punoj.
A i keni orientuar klientët në klinikë private?
Mjekja: Unë kam 10 vite....Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha.
Vetëm foto ju interesojnë zonjë?
Mjekja: Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.
Duhet të dilni bukur në kamerë?
Mjekja: Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. Në Shqipëri nuk ka etikë.
E ruani ju etikën zonjë?
Mjekja: E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik,. Se kam vetë pacient me kancer në familje.
Çfarë duhet të ndryshojë në Onkologjik?
Mjekja: Duhet të ndryshojë struktura, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur rrugëtimi. Duhet që çdo njeri në qelizë ta dijë rrugëtimin e pacientit neoplazik deri në fund. Në spitalin tonë s’ka shkelje, mund të jetë dikush që mund ti orientojë në spitale private. Por duhet të sqarohen mirë gjërat se kush ika drejtuar pacientët në privat. Unë përfaqësoj veten time.



















