KreuBusull

Tragjike në Mekë, shkon në 900 numri i pelegrinëve të vdekur

Tragjike në Mekë, shkon në 900 numri i pelegrinëve të

Është kthyer në tragjedi pelegrinazhi i besimtarëve myslimanë në Mekë të Arabisë Saudite. 

Sipas mediave saudite të paktën 900 pelegrinë kanë vdekur për shkak të temperaturave të larta. Shumica e viktimave raportohen se janë me origjinë egjiptiane, ndërsa të paktën 60 janë me origjinë indoneziane.

Sipas zyrtarëve sauditë, më shumë se 1.83 milionë myslimanë morën pjesë në Haxh në 2024, (përfshirë më shumë se 1.6 milionë pelegrinët nga 22 vende dhe afërsisht 222,000 qytetarë dhe banorë sauditë), pak më pak se 1.84 milionë në vitin 2023. Në Mekë, temperaturat i kaluan 50 gradë dhe numri i viktimave nuk është ende përfundimtar: disa vende, në fakt, kanë raportuar një numër të bashkatdhetarëve të zhdukur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF