KreuBusull

E-maili kërcënues për bombë në shkollat e Tiranës!

 E-maili kërcënues për bombë në shkollat e Tiranës!

Alarmi për bombë në shkollat e Tiranës këtë të premte, ka shkaktuar frikë te mësuesit, nxënësit, por edhe prindërit.

Një e-mail ku paralajmërohen sulme me bomba në shkolla, ka mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit, duke bërë që strukturat ligjzbatuese të vihen në lëvizje.

E-maili kërcënues për bombë në shkollat e Tiranës!

Pa përmendur emra shkolle specifikisht, duket se një grup radikal ekstremist, ku përmendet emri ‘Allah’, tenton të përhapë panik, duke paralajmëruar se ‘gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla’, apo merr rastin e sulmit në Nicë të Francës.

Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar e-mailin në fjalë, ndërsa në çdo shkollë të vendit janë marrë masa.

E-maili kërcënues për bombë në shkollat e Tiranës!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF