KreuBusull

Pranoi pasojat e rënda shëndetësore: Astrazeneca tërheq nga tregu vaksinën anti-kovid!

Pranoi pasojat e rënda shëndetësore: Astrazeneca tërheq nga

Edhe pse me miliona njerëz anekënd botës janë vaksinuar me astrazeneka për t’u mbrojtur nga Covid-19, së fundmi vetë kompania ka pranuar se kjo vaksinë ka patur efekte të rënda shëndetësore. Kompania në fund të prillit pranoi për herë të parë në dokumentet gjyqësore gjatë procedurave ligjore në Londër se vaksina e saj kundër Covid mund të shkaktojë trombozë si një efekt anësor i rrallë.

Sipas mediave të huaja vendimi është zyrtar dhe flakonet e Vaxzevria, siç njihej në botën shkencore, nuk do të jenë më të disponueshme.Gjithashtu kompania tha se do të vazhdojë të tërheqë autorizimet e marketingut të vaksinës Vaxzevria brenda Evropës.

"Meqenëse vaksinat e shumëfishta, variante të COVID-19 janë zhvilluar që atëherë, ka një tepricë të vaksinave të përditësuara të disponueshme," tha kompania.

Aplikimi i firmës për tërheqjen e vaksinës u bë më 5 mars dhe hyri në fuqi më 7 maj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF