Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.
Në Tiranë, mesha e shenjtë e Pashkës u kremtua në Katedralen ‘Ngjalla e Krishtit’, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pas meshës, besimtarët u larguan me qirinj të ndezur në duar, që simbolizon dritën e shpresës për të çuar në shtëpitë e tyre mirësi dhe begati. Festimet do të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme, 5 prill.
Në vigjilje të Pashkës, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos uroi të gjithë besimtarët, i cili tha se vëmendja këtë vit shkon në vendet e përfshira në konflikte si Ukraina, Gaza e Sudani.



















